Live

Presidentja i fton në konsultime partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

11:53 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër me datë 4 qershor i ka ftuar subjektet politike në takim.

Arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Osmani, është konsultimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.

Shpërndaje në

U Kopjua