Live

Presidentja Osmani mirëpret ministrin e Jashtëm të Bosnjës

09:26 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mirëpritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Ky i fundit, e ka pranuar ftesën e Osmanit për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Osmani.

Sot dhe nesër, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Forumi do të nis nesër, më 2 qershor, dhe do të zgjasë deri të martën, më 3 qershor. Ai do të mbledhë mbi 150 folës nga më shumë se 45 vende të botës, të cilët do të marrin pjesë në më shumë se 30 panele diskutimi, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë këtyre ditëve “Prishtina bëhet vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ‘Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë’”.

Shpërndaje në

U Kopjua