Live

Prishtina-Drita s’luhet në “Fadil Vokrri”

09:25 / 24 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”.

Kjo për shkak të fushës së rënduar.

Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit.

Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin.

Në këtë ndeshje “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua