Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.
Sinjali mëson se 33-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Për pasojë, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, i cili me të kryer veprën është arratisur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.