Një përleshje mes dy personave në Prishtinë ka përfunduar me sulm ndaj një zyrtari policor dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë.
Sipas raportit policor, gjatë ndërhyrjes për ta qetësuar situatën, njëri prej tyre ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ka përfunduar në trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra, transmeton Klankosova.tv.
Policia njofton se gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur edhe një thikë, e cila është sekuestruar si provë materiale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre po hetohen veprat “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armës”.