Live

Prishtinë: Qëlloi me armë në drejtim të qenit të fqinjit pasi i hyri në oborr, arrestohet

08:59 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pasditen e 30 majit, në Prishtinë ndodhi një ngjarje jo fort e zakonshme.

Një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qeni pasi ishte futur në oborrin e tij.

Rastin e ka raportuar pronari i qenit, i cili sipas policisë, është fqinj i të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, derisa në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, pesë fishekë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit-fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5-fishekë dhe 1-gëzhojë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e ka iniciuar rastin si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”, dhe “Keqtrajtim i kafshëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua