Live

Prizren: Gruaja sulmon burrin me thikë

09:40 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, ku pas një mosmarrëveshjeje, viktima është goditur nga gruaja e tij, transmeton Klankosova.tv.

Burri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara ndodhet në kërkim nga policia.

Shpërndaje në

U Kopjua