Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i lejojë në shfrytëzim hapësira për parking, oborret e katër shkollave në qytet, dhe një në fshatin Zhur.
Këtë e bëri të ditur gazetari korrespodent, Nuhi Salihu, për “Ora Shtatë” transmeton Klankosova.tv.
“Komuna e Prizrenit ka marr vendim që t’iu urojë mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke iu mundësuar atyre parkingun e veturave në oborrin e gjimnazit ‘Gjon Buzuku’, në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’, në shkollën ‘Motrat Qiriazi’, në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe në shkollën ‘Dëshmorët e Zhurit’”, tha Salihu.