Live

Prokurori i Shtetit kërkon Policinë te Pallati i Drejtësisë, arrestohet një person që deklaroi rrejshëm

17:42 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Deklarimi i rremë në një procedurë gjyqësore apo penale, por edhe në procedura të tjera, përbën vepër penale dhe sanksionohet me Kodin penal të Republikës së Kosovës. Për një rast të tillë që u denoncua gjatë ditës së djeshme, Policia në Prishtinë ka arrestuar një person.

Rasti u denoncua nga një prokuror, i cili kërkoi një njësi policore te Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u raportua nën dyshimet për deklarim të rrejshëm është F.Shkreli, rreth 25-vjeçar.

Shkreli dyshohet se ka dhënë një deklaratë të rreme para prokurorit të shtetit, duke e futur veten kështu në telashe dhe për pasojë përfundoi në prangat e Policisë.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua