Live

Prokuroria Speciale deklarohet rreth aksionit të madh kundër narkotikëve

10:11 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, sot e kanë zhvilluar një aksion të madh ku janë arrestuar disa persona.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, për Klankosova.tv detaje ka dhënë zëdhënësja e PSRK-së Abnora Luta.

Luta tha se ky aksion u zhvillua mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo për Klankosova.tv.

Rreth këtij operacioni më herët dhe raportua edhe Klankosova.tv.

Siç mëson ekskluzivisht Klankosova.tv., deri më tani janë 10 persona të arrestuar, ndërsa në pranga pritet të përfundojnë edhe të dyshuar të tjerë që ishin objekt i hetimit.

Shpërndaje në

U Kopjua