Prokuroria Speciale e Shtetit ka dalë me detaje të reja për rastin “Mati 1” në Prishtinë.
Sipas prokurorisë thuhet se në katër rast të përfshirë janë katër persona, më parë prokuroria kishte bërë të ditur se ishin arrestuar tre persona gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.
Poashtu, thuhet se vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 euro.
Personat e përfshirë për rastin në fjalë akuzohen për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit” dhe penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shënjestrimin e Krimeve të Rënda. Gjatë këtij takimi është shënjestruar rasti i koduar ‘Mati 1’, për veprat penale ‘shpëlarja e parasë’, ‘mashtrimi’,’falsifikimi i dokumentit’, dhe vepra penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare”, thuhet në njoftim.