Live

Propozimi i LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse – a po pajtohen partitë tjera? (VIDEO)

07:46 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se të gjitha partitë politike, pos Vetëvendosjes, e kanë mirëpritur propozimin e partisë së tij për një qeveri tranzicioni.

Duke folur të premten në emisionin “DPT te Fidani”, Rukiqi shtoi se kjo qeveri nëse krijohet do të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjitha partitë politike, përpos partisë fituese Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mirëkuptim për propozimin e LDK-së për një qeveri e cila me një mandat të qartë do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e reja parlamentare diku në pranverën e vitit tjetër atëherë kur janë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Propozimi ynë bazohet në një realitet të numrave, numrat janë kokëfortë”, u shpreh Rukiqi.

Shpërndaje në

U Kopjua