Live

Proteston Murtezaj i LDK’së, thotë se prezantimi i agjendës për Qeveri Uniteti po bëhet pa asnjë konsultim

17:13 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të liderit të subjektit, për prezantimin e një agjende qeverisëse për siç thotë pa konsultim me organet statutare të partisë.

Ai e ka quajtur këtë veprim “pikën më të ulët të demokracisë” në LDK dhe ka theksuar se partia politike s’është kompani ndërtimore, transmeton Periskopi.

”PROTESTOJ

Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh indinjatën time të thellë me medodat e punës të instaluara në majën e vendim-marrjes në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Prezantimi i paralajmëruar për nesër i një agjende lidhur me një orientim qeverisës, pa asnjë konsultim, dhe pa asnjë miratim të organeve statutare partiake shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një orientim i tillë politik për Republikën e Kosovës duhet të ndërtohet përmes konsultimeve të gjëra.
Në aspektin statutar, kjo është përgjegjësi dhe kompetencë vetëm e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sa është serioze kjo performancë tregojnë emërtimet ad-hoc të përdorura brenda një periudhe të shkurtër:
Qeveri Nacionale e Tranzicionit
Qeveria Nacionale Kalimtare
Qeveri Gjithpërfshirëse Kalimtare
Qeveri Gjithpërfshirëse e Unitetit
Qeveri e Unitetit
Qeveri e Unitetit Kombëtar
LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e demokracisë së parë në këtë rajon, e heronjve të lirisë, e heronjve të demokracisë, e patriotëve për Kosovën, nuk duhet ta braktisë demokracinë.
Është e pafalshme, është e dëmshme, për LDK-në, dhe për Kosovën.
Partia politike nuk është kompani ndërtimore.
Partia politike është organizatë shtet-ndërtimore.
Autokracia dhe oligarkia në LDK nuk ka vend dhe nuk do të këtë.
Për demokraci gjithmonë”.

Shpërndaje në

U Kopjua