Live

Provokoi me deklarata nga Patrikana, Prokuroria në Pejë lëshon urdhërarrest për politikanin serb

22:19 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.

Madje kjo e fundit, për ministrin e punëve të brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë.

Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij.

Kësisoj, prokurori njofton se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale.

Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit.

Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 18 tetor të këtij viti, ndërkaq hetimet kishin nisur pasi në dorë të prokurorit, Dorjan Juniku ranë videot e deklarimeve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...