Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka treguar pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po e zhbllokon situatën e krijuar në politikën kosovare.
Sipas tij, Kurti nuk ka votë për qeveri, andaj dhe nuk po kërkon të konstituoj Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Zoti Kurti ende nuk ka mbërri te një votë e qëndrueshëm për qeveri, dhe përderisa nuk ka mbërri, kemi me vazhdu me u taku një ditë po, një ditë jo”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.
Tutje, sipas Hazirit, Kurti po i frikësohet punëve e investimeve në Kosovë, jo agjendave të mëdha.
“Kurti po i frikësohet investimeve, punëve në Kosovë. Nuk po kanë kapacitete”, tha ai.