Bebe Rexha së fundmi ka shpalosur detaje për videon që ka publikuar Ariana Grande së fundmi në ‘TikTok’.
Ajo tha se po i jep dashuri dhe mbështetje të madhe fitueses së Grammy, Ariana Grande, transmeton kosovalive.net.
Në një bisedë me Scott Evans të Access Hollywood, Bebe Rexha diskutoi për mënyrën sesi po komentohet trupi i njerëzve.
“Kam qarë, kjo më theu zemrën. Mund ta imagjinoja vetëm se si ndihej kur të gjithë flisnin për të dhe pamjen e saj”, tha ajo e cila duket në lot.
Së fundmi, Ariana Grande ka postuar një video në TikTok në të cilën ka folur për shëndetin e saj pasi fansat ia komentuan fizikun. Ajo u tha ndjekësve se duhet të jenë të sjellshëm dhe të përmbahen nga gjykimet e të tjerëve pasi askush nuk e din se çka po kalon personi tjetër.
Fituesja e çmimeve Grammy tha se mendon se të gjithë janë të bukur ashtu siç janë dhe nuk ka rendësi pesha e tyre.