Live

PSHDK: Kurti i solli Kosovës marrëveshje jo të mirë

13:11 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për arritjen e pajtueshmërisë me Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.

Sipas PSHDK-së, Kurti i ka sjellë Kosovës marrëveshje jo të mirë. Sipas PSHDK-së, gjatë dialogut, Kurti e ka sjellë Kosovën në situatën merre ose lëre, “duke sjell marrëveshjen më të dëmshme se Asociacionin”.

“Marreveshja e arritur ne Oher, ne mes z Kurti dhe z Vucic e ndermjetesuar nga BE , ka mundur te jete me e mire per Kosoven, sikur z Kurti te dialogonte me me mencuri dhe me transparence. Nga mendjemadhesia dhe ambiciet e semura per pushtet, gjat dialogut e solli Kosoven ne situaten merre ose lere, duke sjelle marreveshjen me te demshme se asociacionin te cilin e quante zajendice! Nje keshille eshte per z Kurti dhe perkrahesit e tije! Kerkoni falje per mashtrimet qe i bete popullit dhe largohuni, se me kete politike berje jeni duke shkaterruar Pavaresine e Kosoves!”, është bërë e ditur në reagim.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

Shpërndaje në

U Kopjua