Puntorët e aeroportit Adem Jashari sot mbajtën protestë një orëshe në kërkim të realizimit të drejtave të tyre.
Kjo për arsye se sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.
Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal.
Kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.