Live

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë, bëhet thirrje për masa urgjente

17:02 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një vajzë e vogël është sulmuar këtë të diel nga qentë endacakë në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj.

Përmes këtij njoftimi, Dadi-Kastrati i bëri thirrje komunës së Mitrovicës që të ndërmarrë masa urgjente lidhur me këto sulme.

Shpërndaje në

U Kopjua