Live

Qeveria britanike nis sanksione kundër bandave të trafikimit me gomone dhe varka

08:08 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të publikojë këtë javë emrat të udhëheqësve të bandave dhe kompanive që furnizojnë me pajisje për trafikimin me anije të vogla, gomone dhe varka, si pjesë e një pakoje të re sanksionesh.

Kjo masë, e para e këtij lloji në botë, synon të ndalojë emigracionin ilegal përmes Kanalit Anglez dhe të godasë financat e këtyre grupeve kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, tha se sanksionet do të ndërpresin rrjetet e trafikimit duke goditur financat dhe asetet e tyre kudo që veprojnë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, mbi 20 mijë persona kanë kaluar ilegalisht Kanalin, një rritje prej 50% krahasuar me vitin e kaluar, teksa Qeveria po përpiqet të zbusë presionin mbi sistemin e azilit dhe sigurinë publike.

Shpërndaje në

U Kopjua