Live

Qeveria e Serbisë i dënon me para ata që s’e respektojnë ditën e zisë për terroristët e vdekur

08:16 / 27 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Me rastin e incidentit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku një grup terroristësh serbë i armatosur deri në dhëmbë kreu sulm mbi Policinë e Kosovës. Nga ky sulm mbeti i vrarë një polic i Policisë së Kosovës dhe tre terroristë.

Natyrisht, për këtë Qeveria e Serbisë e shpalli të mërkurën, 27 shtatorin, ditë zie.

Qeveria përmes një komunikate ka thënë se po kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt për terroristët e vrarë të cilët ata i paraqesin si viktima të sulmit në Kosovë.

Sipas ligjit serb, një ditë zie shpallet pas një aksidenti veçanërisht të rëndë që rezulton me vdekjen, plagosjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të një numri të madh njerëzish, ose në rastin e vdekjes së një shtetasi të rangut të lartë zyrtar.

Shpërndaje në

U Kopjua