Mitropolia e Shenjtë e Korçës njoftoi këtë të hënë në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale se prifti Kristaq Viso ka humbur jetën.
Kujtojmë se prifti pësoi një incident më 19 maj të këtij viti, ndërsa po kryente punime në çatinë e kishës dhe ra aksidentalisht, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, ai u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Duket se Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të marra gjatë incidentit të 19 majit në kishë, duke humbur jetën të hënën, më 2 qershor.