Live

Rama flet me Macronin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:10 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama thotë se nga Macroni kërkoi shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së Francës në ndërtimin e kësaj hekurudhe, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe do të shikojmë më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua