Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se tashmë ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare.
Rama ka shkruar në “Facebook” se doktorët janë duke u trajnuar dhe më pas fillohet me realizimin e ultrazërave të barkut.
“Në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Xhemajl Ibishi” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente. Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare”, ka shkruar Rama.