Live

Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

11:11 / 24 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ditën e sotme kanë zhvilluar një mbledhje të qeverisë, për të diskutuar për dy zhvillime të rëndësishme.

Komentet Rama i bëri përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku tha se do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Ai tha gjithashtu se zhvillimi i dytë është se Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia, shkruan A2 CNN-i.

Rama shtoi se financimi do të jetë 250 milionë euro dhe sipas tij, ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...