Edi Rama mbylli takimet elektorale në Shkodër gjatë kësaj paradite, ku kërkoi që shkodranët t’i besojnë më 11 maj siç i besuan në 2023-ën për Bashkinë dhe tani po prekin rezultatet vetëm në 2 vite.
Per tre dekada që votuan si tifozë vetëm për ngjyrën e fanelës, Rama thotë se u ndëshkuan nga ai që i besuan për 32 vite, i cili serish me përzgjedhjen e drejtuesit të qarkut po tregon se do ta mbajë në kenetë Shkodrën.
”Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve, një të vdekuri dhe një të gjalli që sot ka vdekur, por kujton se është gjallë. Enver Hoxha po ju betohem, matanë në botën tjetër ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund malllkimit te tij dhe u vetëizoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më”, tha Rama.
Europa është e ardhmja e Shkodrës dhe Shqipërisë, që arrihet me votën e 11 Majit, thotë kryesocialisti.“Nuk është dokument udhëtimi ky, ky dokument është fundi i një historie, që nisi me profecinë e Gjergj Kastriotit, kur vuri barrikadën dhe kur tha “Për ne fati i bijëve, nipërve, stërnipërve dhe shqiptarëve në përjetësi është Perëndimi e jo Lindja” dhe me këtë pasaportë Shqipëria bëhet e madhe sa BE-ja dhe kufijtë tanë zyrtarë janë 28 mijë kilometra katrorë, por kufijtë e çdo qytetari shqiptar, nuk janë 28 mijë kilometra katrorë, është aq mijë kilometra katrorë saç ka Bashkimi Europian dhe derën na e kanë hapur”, tha ai, shkruan Tv Klan.