Live

Rama në Pogradec: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

20:13 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi të hënën një takim në Pogradec, ku kërkoi që vota më 11 maj të shkojë për pasaportës europiane, që siç tha do të jetë e mundur vetëm me Partinë Socialiste.

Rama iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë siç bënë socialistët në mars ‘92, që t’u japin fëmijëve të tyre një të ardhme evropiane.

“U them demokratëve të bëjnë të njëjtën gjë që bënë socialistët në mars 92. Në rast se janë prindër të votojnë për fëmijët e tyre, që tu japin fëmijëve të tyre pasaportën evropiane. Që edhe fëmijët të kuptojnë se për këtë pasaportë, baba dhe nëna votuan bënë një sakrificë të madhe, votuan një maskara si Edi Rama. Le të thonë ç’të duan për mua, por të votojnë 5. Nëse nuk e bëjnë këtë, le të bëjnë atë që bëra unë në mars të ‘92. Nuk shkova fare të votoj. As për askënd tjetër”.

“Kush nuk shkon të votojë i hap rrugën shumicës. U bashkova me ata që i hapën rrugë Shqipërisë. Le ta bëjnë kështu. Të mos votojnë fare. Të çohet burri që në mëngjes të vishet, të mbajë radhë dhe të hidhet në kënetë. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro”, tha Rama mes të tjerash.

Shpërndaje në

U Kopjua