Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për Samitin e NATO-s që është mbajtur në Holandë.
Ai ka dhënë lajmi se Samiti e vendosi unamisht organizimin e samitit në vitin 2027 në Tiranë.
“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, ka thënë Rama.
Në vitin 2027 gjithë krerët e shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump do të jenë në kryeqytetin e Shqipërisë.