Live

Rama: Sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë, Urgjenca Kombëtare në dispozicion të tyre

18:37 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sezoni veror i vitit 2025 atje ka dërguar turistë të shumtë të huaj dhe vendor.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare në Shqipëri është i madh dhe janë në dispozicion të turistëve.

“Sezoni veror 2025 ka sjellë pushues të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion, ndaj edhe angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare është në dispozicion 24/7, për të dhënë ndihmën e parë”.

“Në çdo cep të vendit, nga bregdeti në zonat turistike malore dhe në 36 qendrat shëndetësore verore, urgjenca 127 është në gatishmëri për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme”, ka thënë Rama. 

Shpërndaje në

U Kopjua