Live

Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

10:45 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës.

Në një video live nga “Sheshi Skënderbej”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se qendra e Tiranës do të bëhet ‘shtëpia e Europës’.

“Mirëmëngjes nga Sheshi “Skënderbej”, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj, këtu po bëhet edhe shtëpia e Europës, me të gjitha qytetet e Shqipërisë për Europën.

Nuk do të zbuloj më shumë, por ky do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do i ketë sytë atë ditë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i Heroit tonë Kombëtar”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua