Live

Ramadani: Halli i Kurtit nuk është Kuvendi por Qeveria për të cilën i ka veç 56 vota!

20:16 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, tha se nuk pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga seanca e nesërme në Kuvend.

Ramadani tha se tashmë qartësisht po dihet se tema e kësaj bllokade nuk është kryetari i Kuvendit.

Ai tha se se i njëjti në momentin që ka dëshirë e zgjedh kryekuvendarin duke kandiduar, Glauk Konjufcën, që sipas i merr të paktën 86 vota.

“Jo, fatkeqësisht për stabilitetin institucional, nuk pres ndonjë zhvillim nesër.Qartësisht, tema e kësaj bllokade nuk është Kryetari i Kuvendit. Sepse, Kurti kur të ka dëshirë e zgjedh Kryetarin e Kuvendit. Veç e propozon Glauk Konjufcën dhe i merr të paktën 86 vota për Konjufcën” tha Ramadani.

Ramadani tha se halli i Kurtit është Qeveria e që deri tani i ka vetëm 56 vota.

“Halli i Kurtit është Qeveria. Për Qeverinë Kurti 3 deri më tash i ka vetëm 56 vota momentalisht” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Nesër pritet të mbahet seanca e fundit, e 52-të brenda këtij afati kushtetues.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme nga ish-partitë opozitare.

Shpërndaje në

U Kopjua