Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë.
“I nderuar Imzot Dodë Gjergji, të dashur vëllezër dhe motra të krishterë, për shumë mot Krishtlindja! Gjithashtu, uroj miqtë tanë, shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre! To all friends, Merry Christmas!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, sonte në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.