Live

Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore

10:17 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në oborrin e këtij objekti janë ende të pranishme forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja.

Shpërndaje në

U Kopjua