Live

Raportohet për një aksident mes dy kamionëve në Komoran

18:12 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mes dy kamionëve në Komoran të Drenasit.

Të përfshirë në aksident raportohet të jenë dy kamionë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për KosovaPress se nga ky aksident ka edhe të lënduar rëndë.

Klankosova.tv ka kontaktuar më Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua