Live

Raportohet se një mërgimtar ka vdekur në vendin e punës në Gjermani

09:02 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën.

Arianit Kastrati, nga Drenoci i Rahovecit ka vdekur në vendin e punës.

Siç raporton Indeksonline, viktima ishte 44 vjeç, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se i ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë.

Mësohet se ai po punonte në një kulm të shtëpisë afër Munchenit.

Ai ka lënë pas tre fëmijë dhe gruan.

Shpërndaje në

U Kopjua