Live

Rashiq: S’kemi vija të kuqe, por parime – presim kohën për zgjidhje në Kuvend

11:13 / 15 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se subjekti i tij nuk ka vija të kuqe ndaj askujt, por theksoi se funksionon mbi bazën e parimeve.

Deklarata e tij u bë pak para nisjes së seancës së 32-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që procesi i konstituimit vazhdon të mbetet i bllokuar prej muajsh.

“Është normale që kryetarin e Kuvendit e propozon VV-ja. Ka disa muaj që përballemi me këtë problematikë, por kur të vijë koha do të flasim. Ne nuk kemi vija të kuqe me askënd, por kemi parime, asgjë tjetër”, u shpreh Rashiq.

Shpërndaje në

U Kopjua