Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.
Seanca do të filloj rëndom si zakonisht nga ora 09:30, transmeton Klankosova.tv.
Në seancën e djeshme u dëgjua dëshmia e policit Mirsad Kryeziu, që në detaje përshkroi momentin e sulmit që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.