Profesori universitar dhe komentatori politik, Blerim Latifi i ka komentuar sharjet dhe ofendimet drejtuar Donald Trump Jr., djalit të presidentit Donald Trump, nga ata që besohet se janë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Latifi ka deklaruar se gjatë është punuar në Kosovë që të arrijë dita “kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën”.
“Shumë gjatë është punu në kët’ vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën. Mjafton të shohësh lemërinë e mbrëmshme të sharjeve drejtuar djalit të presidentit Trump”, ka thënë ai.
“Shumë gjatë është punë në kët’ vend për të mbrri në ditën kur ne e urrejmë shpëtimtarin tonë nga gjenocidi për shkak të politikës së tij në Lindje të Mesme.”
Latifi tha se ka frikë që e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende.
“Prandaj, kam frikë se e keqja ma e madhe ende nuk ka ardhur: dita kur flamujt e shpëtimtarit tonë do të digjen shesheve tona, njësoj si në Ramallah e Tehran”, tha ai.
“Ne jemi mësu me i fajësu të tjerët për fatkeqësitë dhe dështimet tona historike, por kjo është veç gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër është se këto fatkeqësi e dështime shpesh kanë ardhur nga çmenduritë tona të brendshme, nga budallaku ynë kronik”.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)