Live

Reagon ambasadori britanik për kërcënimet ndaj Osmanit: Heshtja s’është opsion

15:32 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin ndaj këtyre kërcënimeve dhe siç tha valës në rritje të gjuhës së urrejtjes drejtuar grave.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes drejtuar grave, veçanërisht atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë dhunën në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë me Grupin e Sigurisë Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”.

“Siç ka thënë Jess Phillips, Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Mbrojtjen dhe Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave, “Kjo nuk do të ndryshojë nëse nuk e bëjmë sistematike për këdo që has ndonjëherë një viktimë ose një autor të dhunës, ta mendojë si detyrën e tij kryesore të bëjë diçka në lidhje me këtë”, shkroi Hargreaves.

Në këtë reagim, diplomati britanik në Kosovë ka shpërndarë deklaratën e ‘UN Women Kosovo’’, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore mbi kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe nevojën urgjente për të adresuar dhunën ndaj grave në politikë, transmeton Klankosova.tv.

Shefja e shtetit u kërcënua sërish me jetë të hënën përmes adresës zyrtare të Presidencës së Kosovës, për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore

Shpërndaje në

U Kopjua