Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në fjalimin e tij pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, tha se jemi futur në një proces të rëndë dhe të ndërlikuar.
Ai u shpreh se kjo që po ndodh është e dëmshme për shtetin e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Jemi futur me një proces që është shumë i rëndë dhe shumë i ndërlikuar. Duke pasur parasysh se çfarë po ndodh dhe çfarë është duke u zhvilluar është e dëmshme për këtë vend dhe për vet shtetin e Kosovës”, u shpreh tutje Reçica.