Pacientët që ia mësyjnë të marrin shërbime në Ambulancën Specialistike të QKUK-së, po ankohen shumë në sistemin e ri të termineve, i cili po thonë se po bie vazhdimisht.
Kështu së paku kanë bërë të ditur burime brenda ambulancave për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka.
Thirrur në këto burime, rënia e këtij sistemi po shkakton telashe të shumta në menaxhimin e termineve dhe kontrolleve te pacientët, pritje të cilat po i frustrojnë edhe pacientët.
Të njëjtit thonë se ka raste ku pacientët presin nga 2 orë si shkak i sistemit të bllokuar, transmeton Klankosova.tv.
Si shkak i kësaj, pacientët nuk mund të regjistrohen dhe as të iu caktohen termine, derisa shkakton problem edhe për doktorët, të cilët nuk mund të nxjerrin raportet mjekësore.
Ndryshe, ky proces i caktimit të termineve ka nisur tash e dy muaj, derisa sipas gazetares Uka, me sistemin e vjetër nuk janë hasur kaq shumë ankesa.