Live

Rënie e temperaturave e reshje shiu javën e ardhshme

18:47 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një rënie e dukshme e temperaturave do të ndodhë nga fillimi i javës së ardhshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e hëna karakterizohet me mot të paqëndrueshëm.

Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat maksimale nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e fortë.

Të martën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara e vende-vende edhe riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimalet deri në 28°C.

Të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 13 – 17°C, ndërsa maksimalet 24-27°C.

Edhe të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat do të sillen ngjashëm si një ditë më parë.

Mot i njëjtë pritet të mbajë edhe të premten.

Shpërndaje në

U Kopjua