Live

Rihanna akuzon Trumpin për sulmet terroriste

17:26 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Rihanna ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump, se është fajtor për sulmet terroriste që ndodhën në El Paso dhe Ohaio.

Trump kishte thënë në një postim: “Qitjet me armë në El Paso, Texas, nuk qenë vetëm tragjike por edhe një akt frike. Unë do jap mbështetjen time gjithë atyre që të ndëshkojmë këtë akt terrorist. Nuk ka asnjë justifikim që mbulon vrasjen e personave të pafajshëm”.

Ndërsa pop ylli i’u përgjigj kështu:

“Um … Donald, ju e shqiptuat gabimisht “terrorizmin”! Vendi juaj pati 2 sulme terroriste të një pas njëshme, duke lënë gati 30 njerëz të pafajshëm të vdekur. Kjo, vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër terrorist në Kaliforni, ku një terrorist ishte në gjendje të të blinte legalisht një pushkë sulmi (AK-47) në Vegas, pastaj ta drejtonte orë të tëra në një festival ushqimi në California duke lënë 6 persona të tjerë të vdekur përfshirë një fëmijë!

Imagjinoni një botë ku është më e lehtë të marrësh një AK-47 sesa një VISA!

Imagjinoni një botë ku ata ndërtojnë një mur për të mbajtur terroristët brenda Amerikës !!! Lutjet e mia dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë viktimave dhe komuniteteve të prekura dhe traumatizuar, nga Teksasi, Kalifornia, dhe Ohio! Më vjen shumë keq për humbjen tuaj! Askush nuk e meriton të vdesë kështu! ASKUSH!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...