Live

Rita Ora thotë ‘e bukur’ për Dua Lipën, entuziazmohet kur përmendet se janë shqiptare

14:30 / 22 Shtator 2023

Nga Kosova Live

“E bukur” është komenti që këngëtarja me famë botërore e me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, ka pasur për bashkëvendasen, po ashtu me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.

Në emisionin e Andy Cohenit, Rita dhe Dj Diplo, kanë komentuar disa figura të njohura botërore që u shfaqeshin në ekran, përfshirë këtu edhe burrin e saj Taika Waititi, për të cilin tha “perëndi e seksit”.

Kur doli fotografia e Dua Lipës, Rita u shpreh shkurt “e bukur”, ndërsa DJ amerikan shtoi “shqiptare” duke nxitur reagimin e Ritës, e cila u entuziazmua duke thënë “Yeaaaah”.

Rita Ora dhe Dua Lipa, më herët është raportuar se nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën, madje se as nuk flasin mes vete.

Rita Ora ka komentuar edhe fytyra tjera të njohura si Justin Bieber, Snoop Dogg, Cardi B, Sia dhe Carrie Fisher. Aty u shfaq edhe Post Malone për të cilin është përfolur se ka pasur aferë në të kaluarën.

Momentin kur flet për Dua Lipën, e gjeni prej minutës 1:15.

Shpërndaje në

U Kopjua