Live

Rizvanolli tha 64 €/MWh, Bajrami i kthehet ashpër: Manipulimi për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV, hetim

18:25 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli tha se KEK-u si furnizues fundor ka siguruar çmim mesatar për 64 euro për megavat/orë – për çka i bëri thirrje ndërmarrjeve të furnizohet “në afat sa më të shkurtër” si pasojë e hyrjes në fuqi të të ashtuquajturit “treg të lirë” të energjisë.

Për këtë i ka reaguar deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami duke e pyetut Rizvanollin se “Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro”.

Bajrami tutje ka kërkuar hetim.

Postimi i plotë:

Sot 64 euro, nesër 99 euro , sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregullur kushton vetëm 29.6 Euro?

Kur kanë shku Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë mendu që kanë me ndryshu Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritë.

Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV.

Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet
– plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it,
– plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS,
– plus kosto apo fitimi i KECOs(se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u),
– plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën.

Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro.

Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh.
Sa do të jetë pasnesër?

Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditëve, mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh.

Hetim!

Shpërndaje në

U Kopjua