Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, u prit të martën në një takim lamtumirës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë takim, ambasada gjermane ka lëshuar një deklaratë gjatë ditës së sotme.
“Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij. Si një gjest personal, ai i dhuroi presidentes Osmani reçel të përgatitur në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.