Mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mysafirë ishin ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde dhe ai i Frances Olivier Guerot, me të cilët u diskutuan shumë tema me rëndësi, nga politika por edhe fusha të tjera.
E një nga temat që u prek, ishte edhe liria e medias.
Rohde shprehu brengosjen e tij lidhur me indeksin e Lirisë së Mediave që u publikua para pak ditësh, ku Kosova pësoi rënie për 24 pozita.
Ai po ashtu pati kritika edhe për qeverinë lidhur me qasjen me mediat.
“Nëse e shohim raportin, rregulloni këto sfida dhe më pas do të lëvizni përpara dhe “mos e vrisni lajmëtarin”, deklaroi diplomati gjerman.