Live

Rohde: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’ka anëtarësim në BE

16:08 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ka thënë se pa normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka anëtarësim në BE.

Rohde ka thënë se pritjet e Gjermanisë dhe shteteve partnere janë që palët të bëjnë progres në këtë drejtim, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Pritjet tona janë që palët që duan të bisedojnë me njëra-tjetrën të kenë vullnet politik për të bërë progres. Sepse, për momentin, nuk ka shumë përparim në dialog. Unë e di që janë zgjedhjet,  por gjithmonë diku ka zgjedhje. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”, tha Rode.

Ai shtoi se është i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri nën Komisionin Evropian do të duan përparim.

“Në fund, qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE. Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”, theksoi ambasadori gjerman gjatë ditës së sotme.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha gjatë kësaj jave se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të nisë me një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se sa i përket dialogut, kërkesat e Kosovës mbeten të njëjta duke nisur nga dorëzimi i kryeterroristit Radoiçiq.

Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Radoiçiq që na e vrau heroin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paramilitar të cilët tashmë ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit në Kosovës.

Kërkojmë të tërhiqet letra e ish-kryeministres Bërnabiq dhe Marrëveshja Bazike dhe aneksi i 18 Marsit të nënshkruhen, si garanci ligjore dhe dëshmi e palëkundur e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit në mes palëve. Dialogu ka pasur sukses dhe suksesi është Marrëveshja Bazike dhe aneksi i Zbatimit”, tha Kurti të martën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...