Shoqata e veteranëve “Roja e Kohës” është duke protestuar para Kuvendit të Kosovës pak para nisjes së seancës së 30-të në përpjekje për konstituim të legjislaturës së re.
Ata vendosën në dyer të parlamentit fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Kërkojmë që vullneti i popullit të jetësohet”.