Live

Rrahja në Shtërpcë me pasojë vdekjen, dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje

10:27 / 13 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtërpcë.

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja.

Viktima ishte sulmuar të premten e kaliuar, më datë 8 dhjetor, derisa ka ndërruar jetë të marten më 12 dhjetor, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj mosmarrëveshje.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima dhe sulmuesi janë të nacionalitetit serb.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Prokurorinë e Ferizajt, për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua